Miresevini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJithqka reth FSK-se

Shko poshtë

GJithqka reth FSK-se Empty GJithqka reth FSK-se

Mesazh nga FSK Thu Feb 19, 2009 7:05 am

Kosova do të ketë forcën e saj të sigurisë nga mesi i qershorit 2009, thanë autoritetet të premten (24 tetor) pasi njoftuan fundin e Trupave të tanishme Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Shpërbërja e TMK "do të kompletohet në 10 dhjetor 2008, ndërsa Forca e Sigurisë e Kosovës (KSF) do të krijohet deri nga mesi i qershorit 2009," tha kreu i KSF Fehmi Mujota pas një takimi me komisionin e parlamentit për sigurinë.

Ai konfirmoi se Prishtina dhe NATO po bashkërendojnë kalimin. Përgatitjet janë tashmë në proces, përfshirë marrjen e uniformave.

Forca e re, e armatosur lehtë do të jetë para së gjithash përgjegjëse për reagimin ndaj krizave, çmontimin e paisjeve shpërthyese dhe mbrojtjen civile. KFOR do të mbikqyrë operacionet e saj.

"Krijimi i KSF po shkon siç e planifikuam," tha Mujota. Ai shtoi se autoritetet do të zgjidhnin personelin nëpërmjet një procesi konkurrues. TMK e tanishme ka mbi 5,000 vetë, por pasuesja e saj do të ketë vetëm gjysmën e saj.

Sipas Rrustem Mustafa, kreu i komisionit parlamentar, qeveria po planifikon disa forma të "mbështetjes institucionale" për anëtarët që do të lënë TMK. Fati i tyre është çështje e një farë shqetësimi, pasi shumë nuk do të gjejnë vend në KSF shumë më të vogël. Në tërësi, forca do të ketë 2,500 trupa aktive dhe 800 rezervë.

Papunësia në Kosovë është më e larta në Evropë, afërsisht 40%.

Kosova ka marrë ndërkaq sigurime ndërkombëtare për ndihmë në procesin e tranzicionit. Të hënën, ministri gjerman i mbrojtjes Franc Josef Jung njoftoi se vendi i tij do të japë 7 milion euro për ngritjen e KSF.

Gjatë një vizite në Prishtinë, Jung u zotua gjithashtu se Gjermania do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në përgjithësi, nisja e KSF është parë jo vetëm si kyç për vendosjen e sovranitetit por gjithashtu si jetik për shpresat e vendit të ri për integrimin.

"Njësitet tona të para të KSF do të jenë shumë mirë të përgatitura dhe do të përmbushin standardet e NATO-s", tha Naim Maloku, një anëtar i parlamentit.

Tranzicioni vjen mes përpjekjeve për të forcuar EULEX, misionin e BE në Kosovë, i cili po merr përsipër përgjegjësitë nga UNMIK. Javën e shkuar, Shtetet e Bashkuara ranë dakord të marrin pjesë në EULEX, duke shënuar herën e parë që personeli i SHBA do të jetë pjesë e e një misioni të drejtuar nga BE.

Të hënën, shefi i politikës së jashtme të BE Havier Solana, tha se EULEX do të vendosej plotësisht deri në dhjetor.

FSK
Admin

Numri i postimeve : 9
Age : 28
Location : Forca e Sigurise se Koosoves
Registration date : 19/02/2009

https://fsk2009.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJithqka reth FSK-se Empty Re: GJithqka reth FSK-se

Mesazh nga FSK Thu Feb 19, 2009 7:05 am

GJithqka reth FSK-se Blerta10

FSK
Admin

Numri i postimeve : 9
Age : 28
Location : Forca e Sigurise se Koosoves
Registration date : 19/02/2009

https://fsk2009.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi